Në këto momente është liruar nga stacioni policor Furkan Saliu. Ai tha se i gjithë rasti ka ndodhur pas një sulmi që është bërë ndaj një djaloshi.
Në prononcim për mediat, gazetari Furkan Saliu tha se arma e tij e gjetur në makinë, është me leje.
“Le ta dëshmojnë se unë kam sulmuar polic dhe unë prej nesër nuk e punojë këtë punë. Le të gjejnë pranga më të mëdha dhe të arrestojnë nëse e dëshmojnë se unë kam sulmuar një polic”, tha Saliu.
Ai tha se ka shumë lëshime dhe do të qojnë këtë punë deri në fund.
Saliu tha se ata që e kanë hapur makinën e tij pa leje dhe pa prezencën e tij do të duhet të përgjigjen, si dhe ata që kanë fshirë video.
Furkan Saliu tha se është ushtruar edhe dhunë fizike.
“Po të mos ishte presioni i madh edhe i medieve, ende do të isha këtu sonte.” – u shpreh Furkan Saliu, raporton SHENJA.
Furkan Saliu tha se po të mos ishte politik e gjithë kjo ngjarje.