Blerim Vela me një infografikë tregon afatet- zgjedhjet e rregullta ndërmjet 25 janarit dhe 15 shkurtit 2025 – katër datat e mundshme

E publikuar: 07/04/2024 19:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Kosovë ka nisur të diskutohet për zgjedhjet. Kryeministri Albin Kurti tashmë ka bërë një ofertë “gjeneroze” duke thënë se është i gatshëm të ulet me opozitën, ndërsa partite kundërshtare kanë reaguar duke e caktuar edhe datën. Sido që të jetë zgjedhjet e rregullta në Kosovë nëse respektohet afati i rregullt nuk mbahen para vitit 2025.

Ish- shefi i kabinetit në Predidencën e Kosovës Blerim Vela përmes një infografike ka shpjeguar datat kur mund të mbahen zgjedhjet.

“Përgatita këtë infografikë informative duke shpjeguar afatin kohor deri në zgjedhjet e rregullta parlamentare të vitit 2025 në Kosovë. Megjithatë, nëse zgjedhjet e parakohshme mbahen në vitin 2024, ato do të zhvillohen ndërmjet 30-45 ditësh nga dita e shpërbërjes së Parlamentit”, ka shkruar ai në “X”.

Përmbajtja e infografikës:

25 Korrik 2024: Data më e hershme e mundshme kur mund të caktohet data e zgjedhjeve

15 nëntor 2024: Data e fundit kur mund të caktohet data e zgjedhjeve.

25 dhjetor 2024: Data e parë e mundshme për fillimin e fushatës elektorale zgjedhore.

15 janar 2025: Data e fundit e mundshme për fillimin e fushatës elektorale.

25 janar 2025: Data e parë e mundshme e zgjedhjeve

1 shkurt 2025: Data e dytë e mundshme e zgjedhjeve

8 shkurt 2025: Data e tretë e mundshme e zgjedhjeve

15 shkurt 2025: Data e katërt e mundshme e zgjedhjeve.