Buxhovi: LDK sot është një parti pa identitet! Nëse Isa Mustafa rizgjidhet, LDK bëhet edhe më keq

E publikuar: 15/04/2015 22:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jusuf Buxhovi, themelues i LDK ne emisionin Rrokum Rroll të Televizionit Rrokum, tue fole per LDK’n e dikurshme, tha se LDK asht themeluese e konceptit të shtetndërtimit në Kosovë.

Rrethanat e mbasluftës nuk kanë qenë demokratike, por megjithatë, LDK asht votue masivisht me inercion. Mbas lufte, tha Buxhovi, LDK’s iu desh me hy ne bashkeqeverisje me faktore te tjere, tu’ sakrifikue edhe voten e elektoratit. Ky asht absurdi i bashkëqeverisjes, sepse nuk mori pushtet na raport me mbështetjen popullore dhe numrin e votave.
Asht krejt e qartë se LDK nuk ka me qene ma ajo që ishte në kohën e Rugovës. Problemi ma i madh i LDK asht se nuk ka mujt me u sjellë si parti politike pa Rugovën dhe pa mitin e tij. Por, njerëzit në LDK i kanë ikë koncepteve të Rugovës, edhe kur janë thirrë në emën të tyne. E kjo ka sjellë përçamjen e LDK’s.
Asnjeni prej mbasardhësve të Rugovës nuk mundet me qenë – Rugovë.
Mendoj se LDK nuk ka personalitet të tillë me iu afrue personalitetit të Rugovës.
Parimet kryesore të LDK kanë qene kthimi nga Perëndimi, liria, sekularizmi dhe shteti ligjor. Por keto parime nuk jane ma, tha Buxhovi. Shteti i Kosovës po e humb parimin e sekularizmit. Në Kosovë i asht lanë vend islamit politik.
LDK – parti pa identitet
Jusuf Buxhovi tha se LDK sot asht nji parti pa identitet të vetin. E ka humbë. Sot LDK lufton për karrige. Kjo LDK s’ka asgja te perbashket me LDK rugoviane. Nuk pat njerez qe ishin ne gjendje me e mbrojt LDK’n.
LDK qe asht sot ka probleme te medhaja, ka probleme me koncepte. E pa nji LDK stabile, skena politike ne Kosove nuk mundet me qene stabile.
LDK edhe sot e kesaj dite ka ma se shumti elektorat, dhe veç pak me ju kthy kursit te saj te dikurshem, me lehtesi kishte me i marre 50 deri ne 60 per qind te votave.
Por, thote Buxhovi, ne LDK kane hy struktura kriminale, jane kriju feude politike mbrenda partie, si edhe ne parti tjera, konstaton ai.
Per koalicionin LDK-PDK, Buxhovi thote se asht i damshem per shtetin e Kosoves, sepse si dy korpuse, per te miren e Kosoves, gjithmone asht mire qe njani korpus politik me qene ne opozite.
Sot partite jane te kapuna nga strukturat gjysem kriminale, qe nuk lejojne me u perfshi intelekutualet ne parti. Feudet e sotme politike nuk jane te interesueme me u perfshi intelektualet, njerezit e pergjegjshem. Ata kenaqen nga njerez te mvarun, te degjueshem, qe jane ba edhe jeniçera…
Zgjedhjet e mbrendshme ne LDK – jodemokratike!
Per zgjedhjet e mbrendshme qe aktualisht po zhvillohen ne LDK, zoti Buxhovi tha se jane shume jodemokratike, sepse listat po filtrohen, po eliminohen njerezit…asht brengosese….
Na i kemi edhe dy parti tjera qe jane despotike, por LDK’s kjo nuk i lejohet.
LDK asht privatizu. Asht shnderru ne parti te nji grupi kriminal qe e ka perdore partine per me shfrytezu shtetin dhe me e zhvat shtetin.
LDK nuk po i mbron as simbolet e shtetit te Kosoves! Askush s’ka asgja me flamurin e shtetit shqiptar, por me heq flamurin e Kosoves, e askush ne LDK mos me reague, kjo asht e pakuptueshme.
Mandej, vazhdon Buxhovi, po humbet parimi i sekularizmit ne Kosove. Kur i ndigjon piskamat prej xhamive te Prishtines ti mendon se je diku ne lindje.
Isa Mustafa asht pjese e deshtimit te skenes politike

Njani nga themeluesit e LDK, Jusuf Buxhovi, tue fole per lidershipin e Isa Mustafes ne LDK, tha se Mustafa asht pjese e deshtimit te skenes politike te Kosoves dhe te LDK. Nese kjo parti nuk ka me pase ndryshime, ka me psue krejt skena politike, e jo veç LDK.
Me kete lidership LDK nuk mundet me u kthy te fama dhe shkelqimi i saj. I duhen emna te ri dhe ndryshime te medhaja…Ne LDK duhet parimi 1 anëtar 1 votë.
LDK nuk duhet me lejue që prej këtyne zgjedhjeve të mbrendshme me dalë si nji feud. Nëse Isa Mustafa rizgjidhet, LDK shkon edhe ma keq. Skena politike e Kosovës mbahet prej LDK.