Zeqiri: Në komunën e Zubin Potokut, regjistrimi do të fillojë të hënë

E publikuar: 05/04/2024 12:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri,  në takim me kryetarët e komunave dhe kryeministrin Kurti ka thënë se edhe në komunën e Zubin Potokut, regjistrimi do të fillojë të hënë, raporton Ekonomia Online.

“Në komunën e Zubin Potokut, regjistrimi do të fillojë të hënë. Sot pritet të nënshkruajmë kontratat e një pjese për shkaqe teknike. Dua të them që shumica konkurete e shumicës serbe janë tërhequr nga konkurenca e tyre. Kanë mbetur vetëm dy, janë disa shenja që do të na përcjellin probleme teknike. Unë pajtohem me parafolësit, është dashur të jetë një kampanjë më e madhe dhe të gjitha kapacitet do t’i shtijmë në funksion, të dalim sa më të suksesshëm”, ka thënë Zeqiri.

Ai ka shtuar se do të ketë probleme teknike por se ata do ti ofrojnë kapacitet e tyre për të dalur sa më të suksesshëm.

“Do të kemi probleme teknike edhe pse ne do ti qesim kapacitetet tona në bashkëpunim me të gjithë akterët që me dal sa më të suksesshëm. Ka pak probleme unë e shoh një problematikë por do të bëjmë aq sa mundemi për me dal sa më të suksesshëm”, ka thënë Zeqiri.

Atdhe Hetemi, dretor Ekzekutiv i Institutit për Krimet e Kryera gjatë luftës në Kosovë ka thënë se kemi filluar me popullimin e arkivit të Institutit të luftës dhe do të bëhet plotësimi i fondit përmes materialeve të ndryshme që vijnë nga burime të ndryshme.

“Po mendoj që ka kaluar një kohë e gjatë ashtu siç disa prej jush e shprehët mendimin tuaj. Ne kemi filluar punën respektivisht jam lajmërua nga nëntori dhe kemi arritur ti takojmë disa prej organizatave dhe kemi filluar me popullimin e arkivit të Institutit të luftës. Do të bëhet plotësimi i fondit përmes materialeve të ndryshme që vijnë nga burime të ndryshme. Ku edhe kryetari Drenasit në mënyre kur të grumbullohen të gjitha të dhënat është e paraparë që dosjet do të plotësohen më së miri që është e mundshme. Shpresoj në muajt në vazhdim në momentin që të funksionalizohemi do të ju kontaktojmë secilit prej juve veq e veq. Disa prej komunave veq i kanë dorëzuar materialet siq u cek nga kretari i Kaqanikut. Ne do të provojmë ti grumbullojmë secilat për të gjitha këto materiale pa marr parasysh të gjithë akterëve që gjinden.

Kryeministri Kurti ka kërkuar që të përfshihen të gjitha dokumentimet me shkrim të krimeve të kryra gjatë luftës.

“Ne nuk dëshirojmë ta mohojmë punën e askujt  që është bërë deri tani, përkundrazi të përfshijmë të gjitha dokumentimet me shkrim të drejtave e krimeve të kryera gjatë luftës, burgosje, përdhunime që besoj  që duhet të regjistrohen. Ne e kemi për obligim si institucione të lëmë gjurmë edhe për zhdukjen e gjurmëve, se krimet gjatë luftës nuk harron asnjëherë”, ka thënë Kurti.