11 kushtet e Gjermanisë ndaj Serbisë për Kosovën!

15.04.2015 21:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
11 kushtet e Gjermanisë ndaj Serbisë për Kosovën!

Kusht për hapjen e negociatave me BE-në nuk është vetëm zbatimi i marrëveshjes së Brukselit., por edhe i 11 pikave në të cilat insiston Gjermania.

Sipas gazetës serbe Blic, Gjermania tash e sa muaj po insiston në zgjidhjen e disa çështjeve që kanë të bëjnë me kapitullin 35 (lidhur me Kosovën), ndër të cilat janë edhe heqja e “Parkut të paqes”, ndërtimi i objekteve në pikëkalimet kufitare nga materiali i fortë, dorëzimi në menaxhim i termocentralit në Ujëmanit, si dhe njohja e pasaportave të Kosovës, transmeton lajmi.net.

Gjatë vizitës në Beograd, shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini i ka parqitur kushtet gjermane si kushte për hapjen e negociatave të Beogradit me BE-në, e para së gjithash për negociatat lidhur me kapitullin 35, gjë që e ka konfirmuar edhe ministri i jashtëm serb Daçiq.

“Serbisë i ka ardhur në majë te hundës politika e caqeve lëvizëse. Nuk e pranojmë më praktikën e theksimit të vazhdueshëm të kushteve të reja dhe për këtë kemi biseduar me Mogherinin. Në bisedë ka marrë pjesë edhe kryeministri Vuçiq. Takimi nuk ishte miqësor sepse ishte shumë i hapur”, tha Daçiq.

Në këtë shkrim të gjatë, gazeta serbe përmend edhe 11 kushtet gjermane. Ja cilat janë ato:

Statuti i Asociacionit të komunave në pajtim me ligjet e Prishtinës
Kodi postar për Kosovën
Integrimi i Mbrojtjes Civile në institucione kosovare
Pika kalimi kufitar nga materiali i fortë
Zbatimi i marrëveshjes për energjetikën
Heqja e Parkut të paqes në Mitrovicë
Ndalja e kontrabandës përmes kufirit serb
Njohja e pasaportave kosovare në kufijtë e Serbisë
Pjesëmarrja e Kosovës në forumet rajonale
Heqja dorë nga hidrocentrali i Ujëmanit dhe stabilimentit të transmisionit dhe transmetimit në Vallaç
Integrimi i qeverisjeve lokale (komunale) në sistemin kosovar 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet