Ai i është futur botës së televizionit në moshë shumë të re dhe mjaft persona e njohin dhe e pëlqejnë falë aftësive të tij në prezantim. Por sot, djali i buzëqeshur i ekranit, Drini Zeqo është në zi.
Ai ka humbur atë që vetë e ka cilësuar si mikun më të mirë të çdo personi në jetë, babanë e tij. Drini ka lajmëruar
këtë ngjarje të hidhur nëpërmjet një statusi në Facebook për të gjithë miqtë e fansat e tij.
“Këto kanë qenë ditë shumë të vështira. Dje humba një shok jete që çdo djalë nuk e zëvendëson dot. Një shok që herë grindesh e herë pajtohesh por që të do dhe e do më shumë se çdo njeri në botë. Më dha një leksion të rëndësishëm, pa folur edhe këtë herë siç dinte ai ta bënte. Duhet të jetojmë jetën me sinqeritetin për atë që ndiejmë, të mos lëmë asgjë për të nesërmen dhe të jetojmë të tashmen. Jeta është shumë e padrejtë disa herë, por ajo duhet jetuar me çdo të mirë apo të keqe. Falenderime për ata që më qëndruan pranë. Sot në orën 13:00 do përcjell Babin, Ilir Zeqo për në banesën e fundit në varrezat e Sharrës”,- shkruan me Drini.
Të shumta kanë qenë ngushëllimet që të afërmit dhe miqtë i kanë bërë, duke u munduar ti ndodhën sa më afër në këtë ditë të vështirë për të.