Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa i ka reaguar ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati i cili foli për nivel të paparë të investimeve kapitale.
Mustafa deklaratën e Muratit e quajti “manipulim të paskrupullt”.
“Fatkeqësisht për Kosovën, rezultate të vërteta pozitive nuk po mund të gjejnë, sepse nuk e kanë asnjë!”, tha ai.
Më herët gjatë ditës, ministri Hekuran Murati, u shpreh se viti 2023 ka qenë i duhuri për investimet kapitale.
Por, ai për vitin 2024 ai paralajmëron një “boom” në këtë trend.