Ka ndërruar jetë një person nga Deçani gjatë trajtimit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
I ndjeri ishte duke u trajtuar në këtë klinikë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në muajin shkurt.
Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.