Dolli për anëtaren më të re të NATO-s, Osmani publikon fotografi me ambasadorin e Suedisë, Finlandës e Holandës

E publikuar: 07/03/2024 20:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Suedia u bë sot zyrtarisht anëtare e NATO-s.

Këtë ditë, presidentja e vendit Vjosa Osmani e ka quajtur historike, teksa ka publikuar pamje duke ngre dolli me ambasadorët e Suedisë, Finlandës e Holandës.

“Ne po festojmë këtë ditë historike pasi Suedia iua bashkua NATO-s zyrtarisht.”, shkruan Osmani krahas fotos së publikuar.

“Ky hap i rëndësishëm përpara forcon jo vetëm sigurinë e Suedisë, por edhe strukturën e paqes dhe sigurisë evropiane.”