Tahiri: AAK-ja nuk e ndërlidhë votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare me kërkesat tona

E publikuar: 01/03/2024 13:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se ata kërkojnë nga partia në pushtet që t’i mbështes dy nisma të tyre, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se AAK-ja nuk e ndërlidhë votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare me kërkesat e saj.

“Si Aleancë ne do t’i mbështesim marrëveshjet ndërkombëtare, përderisa kemi kërkesë eksplicite që të ketë reflektim në dy kërkesat tona kryesore, e para që lidhet me seancën e djeshme, me debatin e jashtëzakonshme lidhur me sigurimet shëndetësore, që të na votohet rezoluta, dhe që Ligji për sigurime shëndetësore të vije në Kuvend në maj në mënyrë që të miratohet para korrikut, dhe po ashtu që të amandamentohet Ligji i pagave”, ka theksuar Tahiri.