Xhihadistët nga Kosova, të cekët, mendjelehtë, injorantë…

13.04.2015 20:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Xhihadistët nga Kosova, të cekët, mendjelehtë, injorantë…

Në Siri e Irak, janë edhe 232 luftëtarë nga Kosova, shumica e të cilëve shkuan gjatë vitit 2013. Ky numër është raportuar në hulumtimin e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, i cili flet për shkaqet e pasojat e përfshirjes së luftëtarëve nga Kosova në këtë luftë të Lindjes së Mesme.
Thotë se ideologjia radikale e dhunshme dhe ekskluzive e tekfirit, nuk është diçka që është e kultivuar e rritur në Kosovë gjithë kohës. Por, si filloj ajo të zë vend këto dhe shqiptarët gjithë andej pas vitit 1999 në Kosovë?
“Kjo ideologji ka gjet vend në Kosovë përmes një numri të imamëve të Shkupit që e kanë vizituar e studiuar në Lindjen e Mesme, ku kanë rënë preh e qarqeve Tekfire tërësisht në bazën e saj ideologjike në Egjipt”, thuhet në raport.
Mësimet tekfire që u përqafuan më tepër në Kosovë, u intensifikuen gjatë vitit 2005. Sipas këtij hulumtimi, shumica e tyre që shkuan për të luftuar për Shtetin Islamik, janë të paarsimuar, me dosje kriminale dhe kanë kushte të dobëta ekonomike.
“Shumica e atyre që e përqafuan ideologjinë tekfiriste janë kryesisht të rinj, të cekët, mendjelehtë, injorant, pa përvojë dhe pasi nuk marrin referenca fetare nga studiues të besueshëm fetar, zakonisht tërhiqen nga një trup i tretë që ndjek rrugë të shtrembëruara për kryengritje dhe nxiten nga hipokrizia”, thuhet në hulumtim.
Urrejtjen ndaj të arsimuarve që e shfaqi Lavdrim Muhaxheri e konfirmon edhe një ish-pjesmarrës i kësaj lufte i intervistuar për nevojat e këtij hulumtimi.
“Muhaxheri u kishte kërkuar rekrutuesve në Kosvoë që të mos dërgojnë njerëz të ndritshëm dhe të arsimuar. Ai i donte ata që i bindeshin dhe lehtësisht mund t’i ndiqnin urdhrat pa ëbrë pyetje”, tha ai.
Autori ka dhënë edhe rekomandime për institucionet shtetërore e fetare në punimin e tij.
QKKS ka konstatuar se duhet të ketë një program rehabilitimi për ata që dëshirojnë të kthehen në Kosovë, por jo të gjith duhet të trajtohen njësoj. Në dokument rekomandohet që autoritetet t’i shmangen samë shumë që është e mundur arrestimet dhe dënimet e këtyre njerëzve.
Ndërsa, krerët e BIK-ut, këshillohen të shtojnë dhe të zbatojnë inspektimin më rigoroz nëpër xhamia lidhur me mësimet dhe punët e tjera fetare që kryhen ë to. Hulumtimi thotë se duhet të parandalohet krijimi i statusit të famshëm të imamëve që kanë mendime radikale e ekstremiste. Ndërsa imamët kredil duhet të qëndrojnë afër ndjeksëve të tyre dhe të mos i injorojnë tekfiristët, sic po quhen ndryshe në këtë hulumtim radikalistët./Klan Kosova/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini