Trupi i Navalnyt “peng” pas vdekjes, autoritetet ruse do ta mbajnë edhe 14 ditë të tjera

E publikuar: 20/02/2024 00:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trupi i Alexei Navalny, disidentit më të njohur rus, i cili vdiq javën e kaluar në rrethana misterioze, do të mbetet në duart e autoriteteve ruse edhe për 14 ditë të tjera , sipas zëdhënësit të tij.

“Hetuesit u kanë thënë avokatëve dhe nënës së Alexeit se nuk do t’ua japin trupin”, tha ai për X, duke shtuar se trupi “do të jetë nën një lloj ‘ekzaminimi kimik’ edhe për 14 ditë të tjera”.

Bashkimi Evropian bën thirrje për një hetim ndërkombëtar të vdekjes së Navalnyt
Kjo vjen pasi e veja e Navalny pretendoi se burri i saj ishte. Yulia Navalnya akuzon autoritetet ruse se e fshehin trupin sepse presin që të zhduken gjurmët e helmit.

Nëna e tij dhe avokati i tij deri më tani nuk kanë mundur ta shohin trupin sepse autoritetet ruse nuk e lejojnë.

Ndërkohë, e veja e Navalnyt u takua me ministrat e jashtëm të BE-së në Bruksel të hënën. Në deklaratat ajo tha se presidenti rus Vladimir Putin vrau burrin e saj “sepse ai nuk mund të thyhej”.

Ai madje i përshkroi veprimet e ndërmarra nga autoritetet ruse për të fshehur trupin si “të neveritshme dhe frikacake”.

Në të njëjtën kohë, nuk dihet vendndodhja e saktë e trupit, i cili mund të jetë larguar nga kolonia e burgut ku ai vdiq më 16 shkurt.

Mediat ruse madje raportojnë se në mesnatën e asaj dite një autokolonë misterioze automjetesh hyri në një qytet aty pranë. Sajti e konsideron shumë të mundshme që kjo autokolonë të ishte duke mbajtur trupin e avokatit dhe disidentit 47-vjeçar.