Njerëz në disa qytete anembanë Rusisë i kanë bërë nderimet e tyre ndaj Alexei Navalnyt, pas lajmit për vdekjen e tij, që tronditi botën të premten.
Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë forcat e rendit duke i tërhequr me forcë njerëzit nga zona ku Navalny po nderohej, transmeton Telegrafi.
Navalny vdiq në koloninë penale ku po mbahej i burgosur pas një shëtitjeje të premten. Atij i ra të fikët dhe më nuk u zgjua.
Vdekja e tij është konfirmuar edhe nga të afërmit e tij.
Autoritetet e burgut atje kanë refuzuar t’ua dorëzojnë trupin familjes së tij, derisa pritet të bëhet edhe një ekzaminim i dytë mjekësor.