Borrell pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiq: Stabiliteti në rajon, vetëm përmes normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi

E publikuar: 17/02/2024 20:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka konfirmuar se ka takuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Stabilitet i qëndrueshëm dhe paqja në rajon mund të arrihen vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.” – ka shkruar Borrell.

“Rruga drejt kësaj kalon përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.”

Takimet Borrell-Kurti dhe Borrell-Vuçiq janë zhvilluar në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.