Policia e Kosovës, sot rreth orës 21:00 ka marrë informacion rreth një plagosje me armë zjarri në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, shkruan lajmi.net.
Ahmeti tha se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes, në lagjen “Bregu i Diellit”.
“Dyshohet të jenë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor” ka thënë ajo.
Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona.
“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore ndërkohë që lidhur me këtë rast deri tani janë arrestuar tre persona të dyshuar.”, ka konfirmuar ajo.

















