Serbët nesër i marrin pensionet, Murati: Të njëjtat llogari mund të përdoren për ndihmat nga Serbia

E publikuar: 14/02/2024 18:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se të mërkurën do të ekzekutohen mjetet financiare për të gjithë pensionistët serbë që jetojnë në Kosovë.

“Nesër, të gjithë pensionistët serbë të Kosovës do t’i pranojnë pensionet nga Thesari i Kosovës në llogaritë e tyre bankare, sikurse i pranojnë për çdo muaj më datën 15”, ka shkruar Murati, transmeton KlanKosova.tv.

“Të njëjtat llogari mund të përdoren për të pranuar ndihma nga Serbia. Por Beogradi dëshiron që të vazhdojnë të bëjë transfere të pagjurmueshme të parave”.