Osmani takon ambasadorin gjerman, flasin edhe për zbatimin e rregullores së BQK-së

E publikuar: 12/02/2024 21:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde.

Temë e diskutimit në këtë takim ishte edhe rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila hyri në fuqi më 1 shkurt dhe që e njeh Euron, si valutën e vetme me të cilën mund të bëhet pagesë, për hapat e institucioneve përkatëse ndërlidhur me planin e tranzicionit, për zbatimin e kësaj rregulloreje.

Në njoftimin e Presidencën, u fol edhe për vizitën produktive dhe të rëndësishme të Ministrit të mbrojtjes të Gjermanisë në Kosovë, me ç’rast u konfirmua përkushtimi i përbashkët për thellim të metejmë të raporteve bilaterale.

“Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në vend, për përgatitjet për shënimin e 16 vjetorit të pavarësisë.” – thuhet në njoftim.