Përleshje në veri të Mitrovicës, dy të plagosur

13.04.2015 11:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Përleshje në veri të Mitrovicës, dy të plagosur

Një përleshje mes disa personave, me ç’rast dy nga ta kanë mbetur të plagosur me armë zjarri, ka ndodhur sot pas mesnate në lokalin ‘Crna Dama’ në veri të Mitrovicës.
Personat e përfshirë në këtë përleshje, kanë sulmuar me armë po ashtu edhe një automjet të policisë, por për fat të mirë nuk ka policë të lënduar.

“Një festë e organizuar për pashkët ortodokse nga krerët e krimit në veri, ka rezultuar me përleshje dhe të shtëna armësh, fillimisht para lokalit Crna Dama dhe pastaj e manifestuar edhe nëpër rrugët e qytetit, me ç’rast dy persona janë plagosur. Është sulmuar po ashtu edhe automjeti i policisë, ndërsa me armë dyshohet të ketë shtënë Vuk Joviq, djali i njërit nga krerët e krimit në veri, Sllavoljub Joviq, i njohur me nofkën Pagi. Në mesin e pjesëmarrësve në këtë aheng kanë qenë edhe njerëz me ndikim nga nëntoka si Zvonko Veselinoviq, i shoqëruar nga Millan Radojqiq. Këta të fundit bile kanë organizuar që mysafirët e mbrëmshëm t’i argëtojë këngëtari i njohur beogradas, Aleksa Radenkoviq, kanë thënë burime të kp-së.

Zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, ka pranuar se mbrëmë rreth orës 01:20 ka ndodhur një rrahje në veri të Mitrovicës, ku janë përdorur edhe armët e zjarrit.

“Dy të rinj janë plagosur lehtë në këmbë dhe janë trajtuar në spitalin e veriut. Dyshohet se rrahja ka ndodhur në mes të dy grupeve të rinjsh nga Mitrovica dhe Zveqani, të cilët me gjasë kanë qenë nën ndikim të alkoolit, ndërsa akoma nuk dihen motivet”, ka thënë Hoti.

Ai pranoi se në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dy gëzhoja dhe një plumb të plotë, ndërsa ka mohuar prezencën e krerëve të krimit në lokalin, ku ka ndodhë incidenti.

“Emrat e të dyshuarve të përfshirë në këtë incident janë të njohur për policinë dhe kjo e fundit është duke zhvilluar hetime intensive për kapjen e tyre dhe zbardhjen e rastit në tërësi”, theksoi Hoti.
/express/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes