Man United planifikon vendosjen e kamerave në trupin e lojtarëve gjatë ndeshjeve

E publikuar: 09/02/2024 21:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pronarët e Manchester United, familja Glazer, thuhet se e shohin “Realitetin e Shtuar” si një skemë të shkëlqyer për të fituar para.

Klubi anglez raportohet se ka plane që lojtarët të mbajnë kamera gjatë ndeshjeve në mënyrë që tifozët të mund të shikojnë ndeshjet nga këndvështrimi i lojtarit të tyre të preferuar, transmeton Gazeta Express.

Në një lëvizje të drejtuar nga ish-CEO i klubit, Ed Woodqard, dhe Glazers, të cilët zotërojnë klubin, tifozët do të mund të paguajnë për të parë lojën përmes objektivit të yjeve të skuadrës si Marcus Rashford ose Bruno Fernandes, por edhe të tjerëve.

Glazers besojnë se do të fitonin shuma të mëdha parash duke kërkuar nga tifozët të paguajnë një “tarifë të vogël” për të përjetuar një ndeshje me sytë e një prej lojtarëve. Plani është që lojtarëve t’u vendosin kamera të realitetit të shtuar (AR).

Drejtuesit e klubit nga “Old Trafford” thuhet se besojnë se baza e tyre e madhe e fansave nëpër botë do të ishte e pajtimit për këtë ide.

“Ideja e madhe, ose ndoshta shpresa e madhe, që kanë Glazers – dhe kjo u nxit nga Ed Woodqard – është shfaqja e Realitetit të Shtuar”, tha një burim për “ESPN”.

“Teknologjia është tashmë atje ku një lojtar mund të ketë një AR të veshur në trupin e tij dhe një tifoz kudo në botë mund të paguajë një tarifë të vogël për të përjetuar një lojë me sytë e lojtarit të tij të preferuar. Vetëm imagjinoni se sa shumë mund të gjenerojë United nga baza e tyre e madhe e tifozëve globalë nëse tifozët do të mund të paguanin për të qenë Marcus Rashford ose Bruno Fernandes për 90 minuta?”, shtoi i njëjti burim.

Kamerat e trupit për lojtarët janë testuar nga transmetuesi “TNT Sports” këtë sezon. Një lojtar nga secila skuadër kishte veshur një të tillë gjatë stërvitjeve para udhëtimit të Tottenhamit te Wolves në nëntor.

Kjo pasoi me Youri Tielemans të Aston Villas, që mbajti një aparat fotografik gjatë një ndeshje parasezonale kundër Newastle United.

Teknologjia mundëson që lojtarët që mbajnë një “GPS” në trupin e tyre gjatë ndeshjes, t’u vendoset një kamerë e vogël dhe lojtarët duhet të kenë një vrimë të vogël të prerë në fanëllën e tyre në mënyrë që kamera t’i merr pamjet e duhura.

Kamera ka një ekran që nuk thyhet dhe është aq i lehtë deri në atë pikë sa të vlerësohet si “i padukshëm”. /Gazeta Express/