Franca kritikon Kosovën për dinarin ndërsa Serbisë ia përmend sulmin në Banjskë

E publikuar: 08/02/2024 23:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesi i Francës në OKB ka kritikuar Kosovën për çështjen e ndalimit të dinarit serb, duke ftuar BQK-në që vendimi të pezullohet menjëherë.

Teksa ka thënë se e dënon sulmin serb në Banjskë të Zveçanit, duke i kërkuar Serbisë që t’i vë fajtorët para drejtësisë.

“Ky do të ketë pasoja negative në jetën e përditshme të serbëve. Franca thekson thirrjen për pezullimin e vendimit menjëherë që të mundësohet një periudhë e tranzicionit. I dënojmë sulmet në Banjskë, kërkojmë që Serbia t’i vë fajtorët para drejtësisë.” – ka thënë përfaqësuesi francez.