Shefja e UNMIK-ut në OKB e akuzon Kosovën: Ka pasur shpjegim të kufizuar për rregulloren e BQK-së

E publikuar: 08/02/2024 21:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja e misionit të tejskaduar të OKB-së në Kosovë, UNMIK-ut, Karoline Zijade, ka thënë në Këshill të Sigurimti e akuzuar Kosovën se me vendimin e Bankës Qendrore për ndalimin e dinarit nuk është vepruar për shtensionim.

“Në frymën e parandalimit të konfliktit, duhet t’u fitohen mendjet dhe zemrat e komunitetit.” – ka thënë ajo.

Më tutje ajo ka theksuar se autoritetet shtetërore të Kosovës nuk kanë ofruar kohë të mjaftueshme për serbët lokale të Kosovës për zbatimin e Rregullores së BQK-së.

“Ka pasur shpjegim të kufizuar për rregulloren e BQK-së, pavarësisht se për serbët që nga 1999 ka qenë de fakto mjeti ligjor i pagesës. Dhjetëra mijëra janë prekur.” – ka thënë Zijade.

Në fund Zijade ka bërë thirrje për Kosovën duke thënë se duhet të kenë konsideratë popullatën. Sepse nxisin tensionet edhe pse vendimi ka legalitetit.