Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Brazilit, Dani Alves ka dalë në gjyq në Spanjë i akuzuar për përdhunimin e një gruaje në një klub nate.
40-vjeçari ndodhet në burg pa kusht për më shumë se një vit që nga ngjarja e supozuar që ndodhi në dhjetor 2022, shkruan BBC.
Alves mund të përballet me 12 vjet burg, nëse shpallet fajtor.
Ai fillimisht mohoi të kishte takuar akuzuesen e tij, por më vonë tha se ata kishin pasur marrëdhënie seksuale konsensuale. Gjyqi i tij përfundon të mërkurën.