Moment madhështor për Ermal Krasniqin, e mëson gjininë e bebit që po e pret përballë tifozëve të Rapidit

E publikuar: 03/02/2024 23:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ermal Krasniqi është në pritje për t’u bërë baba.

Reprezentuesi kosovar zbuloi sonte gjininë pas ndeshjes së Rapid Bukureshtit ndaj Otelul, në të cilën Rapidi fitoi me rezultatin 2:1, shkruan Gazeta Express.

Pas ndeshjes, Krasniqi para tifozëve zbuloi se po pret që të bëhet baba i një djali – teksa video u publikua nga faqja e klubit rumun.

Mbi 12 mijë shikues ishin të pranishëm në stadium dhe ata qëndruan edhe pas fishkëllimës për fundin e ndeshjes, për të qenë dëshmitar të këtij momenti të veçantë.

Siç dihet, 25-vjeçari është i martuar me Laura Shalën, e cila gjithashtu ishte e pranishme dhe u pa duke u përqafuar me Krasniqin pas zbulimit të gjinisë së fëmijut të tyre.

Ndryshe, Ermal Krasniqi sonte ishte titullar në fitoren e Rapidit dhe luajti për 79 minuta.