Kërkesa për shtyrjen e vendimit që përjashton dinarin, çfarë pasoja për Kosovën paralajmëroi SHBA

E publikuar: 01/02/2024 23:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Departamenti amerikan i Shtetit i ka kërkuar Kosovës që ta shtyjë vendimin për kufizimin e importit të valutave të huaja, përfshirë dinarin serb.

Në një përgjigje për VOA theksohet se nuk ka pasur konsultim adekuat e as përgatitje për ta jetësuar një vendim të tillë.

Madje theksohet se pasojat e këtyre veprimeve që DASH i cilëson si të njëanshme do të kenë pasoja.

Si pasojë përmendet gjasat që SHBA-së t’i kufizohen mundësitë për të qenë avokate e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Pasoja e këtij dhe veprimeve të ngjashme të njëanshme i kufizon mundësitë e Shteteve të Bashkuara si avokate e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, thuhet në përgjigje.