Qëndrim Zyba ka kompletuar kalimin te Legia Varshava.
FC Ballkani ka njoftuar zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me klubin polak.
Marrëveshja është për huazimin e Zybës deri në fund të sezonit.
Legia mund të shfrytëzojë opsionin e blerjes së përhershme të reprezentuesit kosovar, pas përfundimit të sezonit.
Njoftimi i plotë nga klubi i Ballkanit:
“Të dashur tifozë,
Ju njoftojmë se super mesfushori ynë dhe i Kombëtares së Kosovës, Qëndrim Zyba, e vazhdon karrieren te skuadra prestigjioze e Legias së Varshavës.
Futbollisti huazohet te ekipi polak deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje të gjithë kartonit.
Klubi e falenderon Zybën për kontributin e madh që ka dhënë me ne, duke ndihmuar në arritjen e objektivave tona, kurse ne jemi të lumtur që si vatër e ngritjes profesionale të lojtarëve, krijojmë në vazhdimësi mundësi për ta që të arrijnë lartë e më lartë.
Të priftë e mbara Qëndrim”