Franca dhe Italia: Shqipërisë ti ndërpritet kandidimi për në BE prej korrupsionit

12.04.2015 22:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Franca dhe Italia: Shqipërisë ti ndërpritet kandidimi për në BE prej korrupsionit

Një ditë para se Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian të marrë në shqyrtim raportin e progresit të Knut Fleckenstein për Shqipërinë deputetët e dy grupeve në PE kanë kërkuar ndërprerjen e procesit të anëtarësimit në BE. Francezët e Front National të Marine Le Pen dhe italianët e Lega Nord i kanë paraqitur kërkesat e tyre në formë amendamentesh. Lega Nord është e drejtpërdrejtë në kërkesën e saj.

“Duke pasur parasysh dobësinë e vazhdueshme të gjyqësorit, korrupsionit në shkallë të lartë, prezencën e fortë të krimit të organizuar, mungesën e mbrojtjes së minoriteteve, diskriminimin kryesisht të grave, mungesën e transparencës në financimin e medias, duke konsideruar rritjen e papunësisë dhe çështjet që lidhen me kushtet e tregut të punës, si dhe nga ana tjetër, se Komisioni Evropian nuk ofron ndonjë anëtarësim të ri në Bashkimin Evropian gjatë pesë viteve të ardhshme, kërkojmë pezullimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërinë në Bashkimin Europian”, thuhet në amendamentet e italianëve.

Marine Le Pen dhe tre eurodeputetë të tjerë të Front National kërkojnë që Shqipëria të reformohet jashtë BE –së.

“Shqipërisë i është dhënë statusi i vendit kandidat. Megjithatë konsolidimi i reformave demokratike dhe reforma të mëtejshme janë krejtësisht të mundshme jashtë procesit të anëtarësimit”, – theksohet në amendamentin e francezëve.European-Parliament-copyright-qousqous

Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian do ta shqyrtojë të hënën, më 13 prill draft-rezolutën për progresin e Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit, për vitin 2014. Një numër rekord prej 192 amendamentesh janë paraqitur për draft –rezolutën e Knut Fleckenstein, raportuesit për Shqipërinë. Shumica e tyre trajtojnë pesë kriteret që Shqipëria duhet të përmbushë për hapjen e negociatave të anëtarësimit: luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, administratën publike, të drejtat e njeriut dhe gjyqësorin.

Bashkëpunimi politik zë një vend thelbësor. “Kujtojmë se koalicionin qeverisës duhet t’i krijojë opozitës mundësinë për të ushtruar të drejtën e saj të kontrollit demokratik”, – thuhet në një prej amendamenteve.

Dy grupimet që kanë paraqitur amendamentet për të pezulluar procesin e integrimit të Shqipërisë nuk kanë peshë përsa u përket votave në Parlamentin Europian. Por ndikimi i tyre sa vjen e shtohet.

Megjithatë, duke lënë mënjanë kërkesat ekstreme të tyre, eurodeputetët e dy grupimeve më të mëdha, Partisë Popullore Europianë dhe Socialistëve e Demokratëve kërkojnë rezultate konkrete veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës

Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës

“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB

“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB

Administrata Trump ashpërson rregullat për vizat, në shënjestër “turizmi i lindjeve” në SHBA

Administrata Trump ashpërson rregullat për vizat, në shënjestër “turizmi i lindjeve” në SHBA

Trump: ShBA-ja po udhëheq botën në AI – “Mos e vrisni pulën që bën vezët e arta!

Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, por ekziston rreziku i një “lufte të përjetshme”

Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, por ekziston rreziku i një “lufte të përjetshme”

Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Kiev pas takimit 3-orësh me Putinin, Zelensky: Duam paqe, por na duhen garanci sigurie!

Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Kiev pas takimit 3-orësh me Putinin, Zelensky: Duam paqe, por na duhen garanci sigurie!

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Trumpi kusht të ri Iranit: Duhet të kompensojë dëmet për të vrarët dhe të plagosurit

Trumpi kusht të ri Iranit: Duhet të kompensojë dëmet për të vrarët dhe të plagosurit

Fundi i traditës në Itali? Kërkohet ndalimi i karrocave me kuaj

Fundi i traditës në Itali? Kërkohet ndalimi i karrocave me kuaj

Sulmi në Berlin konsiderohet terrorizëm islamik, Policia e kërkon të dyshuarin në stacione, aeroporte e pika kufitare

Sulmi në Berlin konsiderohet terrorizëm islamik, Policia e kërkon të dyshuarin në stacione, aeroporte e pika kufitare

Trump paralajmëron hakmarrje ndaj Iranit: Çdo vdekje e ushtarëve amerikan do të paguhet shumëfish

Trump paralajmëron hakmarrje ndaj Iranit: Çdo vdekje e ushtarëve amerikan do të paguhet shumëfish