Stoltenberg: Ndalja e luftës në Kosovë e bën NATO-n aleancën më të rëndësishme në histori

E publikuar: 31/01/2024 21:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përmendur ndërhyrjen e forcës në Kosovë gjatë luftës.

Këtë rast ai e cilësoi si njërën prej veprimeve që NATO-n e bënë aleancën më të sigurt në histori, duke përmendur edhe luftimin e terrorizmit për sulmin e 11 shtatorit të Kullave Binjake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“NATO-ja është Aleanca më e rëndësishme në histori për dy arsye: e para, pse ishim në gjendje të ndryshojmë kur bota ndryshoi. Për 40 vjet e mënjanuam Bashkimin Sovjetik, dhe papritmas Bashkimi Sovjektik nuk ishte më.”

“Dhe më pas njerëzit thanë se NATO duhet të shuhet ose të dalë nga zona e saj, dhe ne dolëm nga zona dhe ndihmuam t’i japim fund dy luftërave brutale etnike në Ballkan, në Bosnje e Hercegovinë dhe në Serbi apo Kosovë. Dhe pastaj, pas 11 shtatorit, NATO-ja bëri diçka që askush se kishte paramenduar, dhe ajo ishte të dalim në vijë të frontit dhe të luftojmë terrorizmin dhe të ndihmojmë ShBA-në.” – tha Stoltenberg.