Mësohet vendimi i Real Madridit për të ardhmen e Modriç dhe Kroos

E publikuar: 30/01/2024 21:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi nuk do të hyjë në treg për transferimin e një mesfushori në verë, pavarësisht faktit se dy prej veteranëve të skuadrës, Luka Modriç e Toni Kroos, do t’u skadojnë kontratat.

Një pjesë e arsyes është se klubi tashmë ka vendosur t’i ofrojë gjermanit një kontratë të re.

34-vjeçari po vazhdon të jetë një nga mesfushorët më të mirë edhe në këtë sezon te Real Madridi.

Sipas “Cadena SER”, Kroos ka bindur krerët e klubit nga Madridi që t’i ofrojnë atij një kontratë të re, për edhe një sezon.

Te “Los Blancos” thuhet se besojnë se ish-mesfushori i Bayern Munichit do të pranojë rinovimin e kontratës.

Nga ana tjetër, Luka Modric nuk është në të njëjtën situatë. Pavarësisht cilësisë së tij, mungesa e minutave po tregon se ai mund të jetë drejt një largimi dhe atij nuk do t’i ofrohet një kontratë e re.

38-vjeçari e përfundoi sezonin e kaluar ende si një prej futbollistëve kryesorë për Carlo Ancelottin, por ka humbur vendin e tij në formacion këtë sezon – me trajnerin italian që po u jep më shumë minuta Eduardo Camavingas dhe Aurelien Tchouamenit.