Meriton Korenica është rikthyer sërish te Ballkani.
Kampionët në fuqi të Kosovës njoftuan zyrtarisht këtë të hënë për rikthimin e reprezentuesit të Kosovës.
Detajet e marrëveshje nuk u zbuluan.
Për Korenicën është ky një rikthim te therandasit, vetëm pak muaj pasi ishte transferuar te Manisa në Turqi.
27-vjeçari gjatë periudhës sa ishte te Ballkani (2020-2023) ishte një nga lojtarët kryesorë te portokallezinjtë.
Vlen të theksohet se Korenica numëron pesë paraqitje me Kombëtaren e Kosovës.