Lirinë e donte më shumë se vet jetën e tij!

E publikuar: 12/04/2015 19:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shemsi Syla

Populli shqiptar për liri dhe pavarësi ka dhënë shumë gjak,si asnjë popull tjetër në botë. Ne jemi krenar që kishim bijë e bija të tilla që i dolën zot vatanit. Ata ishin të papërkulur para pushtuesve dhe barbarëve të llojllojshëm si për nga raca,ashtu edhe nga mizoria. Me pushtuesin më mizor,sllav, na ra të ballafaqohemi me shekuj të tërë.

Në mesin e këtyre trimave që dhanë gjakun për lirinë e atdheut ishte edhe Izet Shatri. Izeti u lind më 30.12.1969 në fshatin Tomoc të Istogut. Ai rrjedhte prej një familjeje që kishte trashëguar trimeri,dhe për lirinë e atdheut nuk kishte pyetur kurrë askënd por, gjithmonë ishin renditur në radhët e atyre që më shumë e donin lirinë sesa jetën e vet. Familja Shatri gjithmonë ishte në shënjestër të pushtuesit hegjemonist serb. Ajo kultivoi një traditë të paster kombtare me vlera të mirëfillta atdhetare. Izeti shkollën fillore e mbaroi në Gurakoc,kurse atë të mesmen e mbaroi ne Istog. Pas mbarimit të shkollës së mesme,regjistrohet në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës, dhe me një punë vetmohuese arriti t’i kryej tri vitet e para të fakultetit. Kur plasi lufta ai ishte në vitin e katërt të studimeve. Shatrit dhe shokëve të tij i takoi fati i vështirë i studimeve kur të gjitha shkollat e mesme dhe fakultetet ishin të okupuara nga pushtuesit serb. Por,ata me shpirtin e madh që kishin kurre s’u perkulën por i ngjeshën radhët dhe armët, dhe me dashuri të madhe veshën uniformën e ushtrisë më të lavdishme për ne shqiptarët, uniformën e UÇK-së.

Izeti,si fëmijë u frymëzua me heroizmin e dëshmorëve gjatë historisë,dhe për këtë filloi t’u këndojë këngë me fyellin e më vone me klarinetin që aq shumë e deshi. Këto dy instrumente u bënë pjesë të pandashme të jetës, për t’u thurrur himne të gjithë atdhetarëve,duke filluar nga Skenderbeu, Shote dhe Azem Galica,Bajram Curri etj. Ai u kalit me muzikën dhe ekonominë, profesionin që mendonte ta krijonte dhe puntonte më vonë. Kur Kosovës i luheshin themelet nga pushtuesit barbar, Izeti së bashku me shokët studentë, filloi protestat e qeta, grevat, për t’u kalitur me një qëndrueshmëri dhe dashuri për lirinë e Kosovës nënë. Kur atdheu thërriste bijtë e tij më të mirë, Izeti rroku armët dhe në verën e vitit ’98, iu bashkua ushtrisë që lindi nga gjiri i këtij populli. Në radhët e UÇK-së, së bashku me Izetin ishin edhe vëllezërit e tij Rrahimi dhe Fikreti (Ziguri). Me ardhjen e Naser Shatrit dhe shokëve të tij Menhid Dervishin- Puçin, Galanin,Luanin e Zigurin në Podgur, krahu i Izetit forcohet dhe këtu krijojnë edhe njësitin gueril me emrin “Ujqërit Ilir”. Këtij njësiti gueril i bashkangjitet edhe Xhafer Mehmetaj. Ky njësit kryente aksione të shumta dhe me sukses në shumë vende ku vepronin. Është për t’u përmendur edhe rasti kur Izeti,automatikun e vet ua kishte dhënë shokëve,kurse vetë me shumë trimëri veproi me pistoletë.

Ai një punë mjaft të madhe kreu edhe në prapavijë, sidomos gjatë bartjes së armatimit në vijën Rozhajë-Rugovë-Istog. Luftën Çlirimtare Izeti nuk e shihte si luftë lokalitetesh, por si një tërësi e cila mund të bëhej në çdo pjesë të Kosovës. Meqë Izeti ishte i martuar me një vajzë nga Gjilani, ku edhe më parë kishte shumë shokë të studimeve dhe veprimtatisë patriotike, ne momentin e oraganizimit te Shtabit të Zonës së Katadakut,bëri përpjekje që të bëhej një vijë lidhëse kryesisht në furnizim por edhe në sigurimin e kanalit për të depërtuar djemtë e Karadakut, për t’u furnizuar me armatim nga Shqipëria. Këtë kanal Izeti e njihte shumë mirë, por rrethanat e krijuara më vonë e ndërprenë këtë përpjekje të tij. Në kujtesën e shokëve nga Zona e Karadakut kanë mbetur të freskëta kujtimet për shembëlltyrën e një njeriu plot entuziazëm dhe optimist në fitorën e afërt.

Gjatë ndejave ishte shumë i hareshëm, dhe me klarinetin e tij, i jepte shpirt edhe artit luftarak në beteja. Izeti gjithmonë u printe shokëve dhe nuk e lejonte askënd që të printe i pari,ai ishte në ballë, dhe këtë e bëjnë vetëm luftëtarët trima si ai. Në shpirt e kishte dashurinë për liri,dhe me dashuri të madhe luftoi për të rënë në altarin e atdheut. Gjithmonë në rreziqe printe i pari.

Ishte si Shqipe mali, Shqipe e cila gjithmonë i mbronte zogjët e vet,dhe për këtë u flijua. Izeti në strukturën ushtarake u caktua komandant i Skuardrës së Parë të Policisë Ushtarake të Brigadës 133 “Ardian Krasniqi” për Zonën e Dukagjinit. Gjatë ofensivave serbe të cilat e kishin kapluar Dukagjinin dhe popullata ishte në rrezik të madh, ai ishte pranë popullit dhe dha gjithçka nga vetja për ta mbrojtur popullsinë nga masakrat. Me 15 prill,kur barbarët morën ofensivën më të ashpër në mes të Vrellës dhe Lubozhdës për t’i asgjësuar bazat e UÇK-së, Izeti gjendej në ballë të vijës së frontit bashkë me luftëtarë të Policisë Ushtarake në Brigadën 133. Me armikun u bë luftë për jetë a vdekje. Kësaj radhe Ziguri me shokë,së bashku me Izetin, kishin vendosur për t’u dalur në ndihmë shokëve, të cilët kishin hyrë në një zonë të thellë për t’ua ndalur hovin hordhive serbe.

photoNë këtë pritë klasike,Ziguri me shokë,me një shkathtësi dhe syçeltësi arrijnë me sukses të dalin prej rrethimit me një strategji guerile,por në përleshje me barbarët Izeti kishte marrë plagë të rëndë. Në saje të sakrificës dhe vetë mohimit të ushtarëve dhe shokëve të tij Sali Rexhës dhe Xhelal Halilaj arrijnë ta tërheqin trupin e Izetit,por në pamundësi për t’i dhënë ndihmë,sepse nuk kishin veturë dhe mjete për intervenim të shpejtë,Izeti kishte gjakderdhje të madhe dhe udhës me amanetin e dhene per vazhdimin e luftës deri në çlirimin e plotë të Kosovës,i dha lamtumirë tokës për të shkuar në botën e përjetshme,në botën e pavdeksisë duke na lënë porosine të kujdesemi që vajza e tij e vogël Alma, të rritet në Kosovën e lirë. Në këtë betejë heroikisht ranë edhe Abedin Dervishi – ” Dapi” dhe Bujar Visoqi, te vendi i quajtur Derpa . Në të njejtën natë, Izetin e varrosin shokët e tij me nderime ushtarake edhe pse breshëritë e granatave serbe binin pa nda. Me nje heroizem te madh neper granatat e pushtuesve Eshtref Halitaj dhe Hivzi Sylaj , arritën t’i bartin të plagosurit dhe të vrarët. Ata janë heronj të trimërisë, guximit dhe të sakrificës për shokët luftëtarë dhe dëshmorë. Dëshmorët me gjakun e kuq i vunë themelet e Kosovës së lirë, kurse neve na mbetet që amanetin e tyre ta çojmë në vend, deri në realizimin e idealeve, bashkimin e trojeve shqiptare. Lavdi dëshmorit Izet Shatri!