Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova 2 janë befasuar sonte (e enjte) nga ‘Vëllai i Madh’.
Atyre iu kumtua lajmi se darkën e gjysmë-finalistëve do ta moderojë një banor i ri.
Bëhet fjalë për Andin, i cili ishte fituesi i një lojë shpërblyese, çka i mundësoi atij të shijojë këtë aventurë televizive.
Nuk dihet se sa do të qëndrojë brenda shtëpisë dhe për sa vlen kjo sfidë.
Në ndërkohë, kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e madhe të Big Brother. Gara po vazhdon të bëhet më e ashpër, ku banorët janë në ‘luftë’ për çmimin e madh prej afro 200 mijë eurosh.