Ka miliona fansa por jo edhe vajzën e tij

12.04.2015 18:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ka miliona fansa por jo edhe vajzën e tij

Bëri për vete miliona njerëz me muzikën e tij, përveç njërës, vajzën e tij. Frances Bean Cobain, vajza e Kurt Cobain rrëfehet për revistën “Rolling Stone”.

“Nuk më pëlqen muzika e Nirvana-s. Më vjen keq, por kështu është. Më pëlqejnë më shumë Oasis”, thotë ajo. Frances ishte vetëm 20 muajshe kur babai i saj kreu vetëvrasje dhe për këtë, Frances, sot 22 vjeç ka një shpjegim. “Kurt mbërriti në një pikë ku i duhej të sakrifikonte gjithçka nga vetja, nga jeta e tij për artin sepse bota, fansat ja kërkonin. Mendoj që kjo është arsyeja kryesore se përse ai ‘u lodh’ dhe humbi dëshirën për të jetuar dhe mendoi se mbase kështu të gjithë do të ndjeheshin më të lumtur”, thotë Frances.

“Në të vërtetë, shton ajo, nëse do të kishte jetuar unë sot do të kisha një baba dhe kjo do të ishte e mrekullueshme për mua”. 22-vjeçarja flet edhe për marrëdhënien mes dy prindërve të saj. “E di që marrëdhënia e tyre ishte ‘toksike’ dhe lindja ime nuk është se i rregulloi gjërat.

Për këtë më lindën, për të sheshuar mosmarrëveshjet e tyre”, thotë ajo. Megjithatë, Frances thotë se asnjëherë nuk ka dyshuar tek dashuria e të atit për të. “E di prej videove dhe letrave që më ka lënë, im atë më donte”. Kujtimet e të atit e kanë shoqëruar në gjithë vitet e jetës së vet dhe Frances është mësuar tashmë me këtë fakt. “Isha 15 vjeç kur kuptova që nuk mund t’i arratisesha.

Edhe në makinë kur ndizja radion dëgjoja tim atë. Ai është më i madh se jeta. Njerëzit janë të fiksuar pas muzikës së njerëzve të vdekur dhe i ngrenë ata në piedestal, sikur Kurt nuk ishte ai djalë që braktisi familjen e tij në mënyrën më të tmerrshme të mundshme” – rrëfen ajo. Kurt Cobain u vetëvra më 5 Prill të vitit 1994. Frances është vajza e tij nga lidhja me Courtney Love/Indeksonline/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


BBVK 5 nis të zbulojë surprizat, Alaudin Hamiti jep detajin e parë për kastin

BBVK 5 nis të zbulojë surprizat, Alaudin Hamiti jep detajin e parë për kastin

Muzikë, energji dhe emocione: “Sunny Hill” mbyll një tjetër edicion historik

Muzikë, energji dhe emocione: “Sunny Hill” mbyll një tjetër edicion historik

Sunny Hill Festival publikon agjendën zyrtare për edicionin 2026

Sunny Hill Festival publikon agjendën zyrtare për edicionin 2026

Moment i veçantë në koncertin e Yll Limanit, Sinan Vllasaliu interpreton me të “Ditë e natë”

Moment i veçantë në koncertin e Yll Limanit, Sinan Vllasaliu interpreton me të “Ditë e natë”

Nga edicioni i parë deri te rikthimi i fundit, performancat e Dua Lipës në Sunny Hill Festival

Nga edicioni i parë deri te rikthimi i fundit, performancat e Dua Lipës në Sunny Hill Festival

Era Istrefi “flakë” në duetin e ri me Ledri Vulën- “Veç ti” merr vëmendjen

Era Istrefi “flakë” në duetin e ri me Ledri Vulën- “Veç ti” merr vëmendjen

Vetëm dy javë na ndajnë nga ‘Sunny Hill Festival 2026’, nis numërimi mbrapsht për spektaklin më të madh muzikor në Kosovë

Vetëm dy javë na ndajnë nga ‘Sunny Hill Festival 2026’, nis numërimi mbrapsht për spektaklin më të madh muzikor në Kosovë

E dashura e Romeo Beckham vjen në Sunny Hill Festival si DJ

E dashura e Romeo Beckham vjen në Sunny Hill Festival si DJ

“Coachella” e Ballkanit: Si festivali “Sunny Hill” e vendosi Kosovën në hartën globale të udhëtimit

“Coachella” e Ballkanit: Si festivali “Sunny Hill” e vendosi Kosovën në hartën globale të udhëtimit

Bebe Rexha kërkon nga fansat që ta ndalin krahasimi në mes grave

Bebe Rexha kërkon nga fansat që ta ndalin krahasimi në mes grave

“Kemi luftuar ta ruajmë gjuhën”, Bebe Rexha mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup

“Kemi luftuar ta ruajmë gjuhën”, Bebe Rexha mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival