Qeveria gjermane do të dërgojë më shumë armë dhe municione për forcat Peshmerge në luftën kundër organizatës terroriste ISIL. Kjo është bërë e ditur nga zëvendës Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Markus Grubel, Zëvendës Ministri gjerman i Mbrojtjes, deklaroi të shtunën se një personel ushtarak gjerman do të trajnojë forcat Peshmerge rreth përdorimin të armëve të reja në bazat ushtarake në Gjermani dhe Erbil.
Grubel ka deklaruar ndër të tjera se: “Një tjetër dërgesë e raketave anti-tank do të mbërrijnë për Qeverinë Rajonale Kurde në një të ardhme të afërt”.
Njoftimi erdhi një ditë pasi Grubel zhvilloi bisedime me Mustafa Sayid Kadir, Ministri i Peshmergeve, sipas një deklarate publikuar në faqen e internetit të forcave të Sugurimit të Qeverisë Rajonale Kurde në Irak.
Kadir falënderoi Gjermaninë, e cila filloi dërgimin e armëve për forcat Peshmerge në gushtin e vitit të kaluar, për forcat Peshmerge për mbështetjen e tyre në luftën kundër ISIL