Menduh Thaçi: Besoni, Vuçiqit as që i intereson Kosova

E publikuar: 24/01/2024 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka thënë se presidentit serb Aleksandar Vuçiq nuk i intereson Kosova.

Ai shtoi se Vuçiqi e di që e ka humbur përgjithmonë Kosovën.

“Unë kam qëndrimet e mia, mund të mos pajtoheni. Unë seriozisht sa e njoh politikën kam krijuar përshtypje të plotë se Vuciqi kurrfarë probleme nuk don të shkaktojë me Kosovën, as që i intereson Kosova. A e dini pse, se e din që e ka humb përgjithmonë.” – ka thënë ai në Pressing.