Nga BE thotë se ende s’janë krijuar kushtet për heqjen e masave: Tensionet në veri po grumbullohen

E publikuar: 23/01/2024 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
MPJ BE KOSOVA

MPJ BE KOSOVA

Bashkimi Evropian ka konfirmuar sërish se akoma nuk janë krijuar kushtet për heqjen e masave ndaj Kosovës, të cilat Brukseli i vendosi në qershor të vitit të kaluar.

Në një debat të zhvilluar në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Marko Makovec drejtor për Ballkanin në Shërbimin e Jashtëm ka bërë të ditur se situata në veri të Kosovës nuk po përmirësohet dhe tensionet, sipas tij po vazhdojnë të grumbullohen.

“Bashkimi Evropian është i gatshëm të lirojë gradualisht masat, por të gjitha vendet anëtare duhet të jenë shumë të bindura. Dhe, nëse i ndiqni kushtet dhe çfarë po ndodh në veri të Kosovës, situata e sigurisë nuk është përmirësuar dukshëm.” – u shpreh Marko Makovec.

Ai vlerësoi se viti i kaluar ishte me zhvillime të përziera në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai përmendi eskalimin e dhunës në muajin maj në veri dhe sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.