Gruaja e Ronaldos vishet nga duart e kreatores kosovare Lena Berisha

E publikuar: 22/01/2024 21:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arritjet e shqiptarëve edhe jashtë trojeve të saj tashmë janë të shpeshta.
E këto arritje janë edhe të disa prej dizajnerëve kosovarë që veshin yjet botërore me duart e tyre.

Kështu ka bërë së fundi edhe kreatorja kosovare, Lena Berisha.

Ajo është kujdesur për veshjen e gruas së njërit nga futbollistët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldos.

Georgina ka shkëlqyer në veshjen e kreatores kosovare, ku nuk ka hezituar që imazhet t’i ndajë edhe me ndjekësit e saj në ‘Instagram’, e ku ndër të tjera ka etiketuar edhe kreatoren në fjalë.