Sulmohet kryeqyteti i Sirisë

E publikuar: 20/01/2024 11:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shpërthime kanë goditur Damaskun, kryeqytetin sirian, sipas raporteve lokale.

Ka pasur gjithashtu “shtëllunga tymi” të parë nëpër vende të ndryshme në qytet, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Videot, të cilat BBC nuk i ka verifikuar, treguan një re të madhe tymi dhe ndërtesa të shkatërruara.

Kjo vjen mes tensioneve të rritura në Lindjen e Mesme që nga lufta Izrael-Gaza.

Raportohet për viktima në shpërthimin, i cili mësohet të ketë ndodhur në lagjen Mazzeh, në jug-perëndim të Damaskut.

Zona Mazzeh është shtëpia e një aeroporti ushtarak, si dhe selia e OKB-së në Damask, ambasadat dhe restorantet.