Policia e Shtetit ka bërë të ditur përmes një komunikate, se forcat blu të Qarkut të Vlorës kanë vënën nën pranga 5 persona në raste të ndryshme dhe të akuzuar për vepra të ndryshme penale, operacione këto të zhvilluara gjatë orëve të fundit.
Në Sarandë është kapur një shtetas i shpallur në kërkim për “kundërshtim të punonjësit të policisë” dhe “shkatërrim të pronës”. I dyshuari është Aleksandër Petrit Gjoka, 32 vjeç, banues në Delvinë, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar masën e 2arrestit me burg”.
Ndërkohë, 4 të tjerët janë arrestuar në Vlorë. Më konkretisht, është ndaluar Sokol Yzeir Faskaj, 27 vjeç, banues në fshatin Brataj, i shpallur më herët në kërkim për veprat “falsifikim monedhash” dhe “mashtrim”, ndaj të cilit Gjykata e Vlorës kacaktuar masën e “arrestit me burg”.
Më tej është arrestuar Eridian Aranit Fejzaj, 29 vjeç, banues në Vlorë, bashkë me të cilin janë proceduar penalisht edhe dy bashkëpunëtorë të tij, shtetasit R.A. dhe A.T. të moshës 15-vjeçare. Arrestimi i tyre është bërë pasi janë kapur duke vjedhur sende të ndryshme në një lokal.
Në një tjetër rast, për “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” është arrestuar në flagrancë shtetasi Omer Harun Haruni, 56 vjeç nga Vlora. Ai është kapur në hyrje të qytetit, duke drejtuar një mjet të tipit “Dajang”, por i papajisur me leje drejtimi përkatëse.
I fundit i arrestuar është shtetasi Florian, Itar Begaj, 27 vjeç nga Mallakastra, për shkak se akuzohet për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtim mjeti në gjendje të dehur”. Ndalimi i tij është kryer më 11 Prill 2015, në lagjen “Uji i Ftohtë”, teksa drejtonte një mjet të tipit BMË me shpejtësi të lartë dhe nën efektin e alkoolit. Për pasojë, ai ka goditur mjetin Ford Fiesta, me targa TR 2447 M, të drejtuar nga shtetasi Eris Kasem Bici, 30 vjeç nga Tirana, duke e lënduar lehtë atë dhe 3 persona të tjerë që e shoqëronin. /albeu.com/