Moti i keq në Britani, temperaturat shkojnë minus 13 gradë

E publikuar: 17/01/2024 13:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbretëria e Bashkuar, po përballet me të ftohtin ekstrem, ku temperaturat kanë shkuar në minus 13 gradë.

Meteorologët thanë se nata e së martës, mund të jetë më e ftohta në 14 vite.

Temperaturat e ulëta dhe dëbora e vazhdueshme, kanë detyruar tashmë mbylljen e shkollave në Skoci dhe Anglinë veriore.

Dëbora dhe shiu pritet të vazhdojnë të mbulojnë pjesët veriore të Britanisë së Madhe, megjithëse do të ketë pak diell.

Temperaturat në Skoci pritet të shkojnë në minus 15 gradë, duke e bërë natën më të ftohtë që nga viti 2010.

Mbretëria e Bashkuar, është e përgatitur për temperatura nën zero deri në fundjavë, ku të martën janë mbyllur më shumë se 100 shkolla në Skoci dhe dhjetëra në Merseyside.