Çështja e Kosovës po mbrohet edhe në Vatikan dhe duke gjykuar nga apeli i kreut të diplomacisë serbe, Kisha Ortodokse Serbe (KPS) duhet të përfshihet edhe më shumë në këtë çështje. Kjo thirrje e Ivica Daçiq ka ndarë analistët.
Disa besojnë se është një lëvizje logjike, të tjerë se marrëdhëniet mes KPS-së dhe Selisë së Shenjtë janë tashmë në nivelin më të lartë, por ata pajtohen se ardhja e Papa Françeskut në Serbi do të ishte një veprim i mençur.
Daçiq përkujtoi se Kosova ka kohë që po krijon lidhje joformale me Vatikanin dhe se është koha që Kisha Ortodokse Serbe të punojë për këtë. Drashko Gjenoviç, analist fetar, thotë për median serbe “Blic” se është e rëndësishme që Vatikani të mbetet në listën e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.
“Ka një sërë vendesh të vogla që gjithashtu nuk e njohin Kosovën dhe nuk do ta bëjnë këtë derisa Vatikani të ndryshojë qëndrimin e tij. Ky është një nga argumentet e rëndësishme që Daçiç e përdori kur punonte për njohjen e Kosovës dhe e përdor edhe sot”, thotë Gjenoviç.
Gjenoviç beson se është koha për një vizitë të Papës në Serbi.
Nga ana tjetër, ish-diplomati Vladislav Jovanoviç beson se ardhja e Papës në Serbi do të ishte një veprim i mirë, por dyshon se do të zvogëlonte presionin rreth Kosovës.
“Do të ishte mirë që Kisha Ortodokse Serbe të përfshihej më shumë në çështjen e Kosovës”, thotë Jovanoviç.