Bllokada e ndërtesës së Kongresit të Shteteve të Bashkuara, që ka zgjatur afro dy orë, është tërhequr, mbrëmë vonë, pas vetëvrasjes së një personi që e ka bartur një shenjë protestuese.
Policia amerikane tha se ky person ka vdekur, pasi e kishte qëlluar vetveten me armë, në pjesën perëndimore të ndërtesës në Kapitoll.
Policia ka njoftuar se ky person e kishte një trastë shpine, një valixhe dhe një shkrim që thoshte diçka për “të drejtën sociale”.
Bllokada e ndërtesës në Kapitoll Hill u bë gjatë festivalit të Lulëzimit të Qershisë në Uashington, ku kanë marrë pjesë mijëra turistë.
Aktualisht Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka pushim dy javor dhe pritet që ligjvënësit amerikanë ta vazhdojnë punën gjatë ditës së nesërme./rel/