Kapen me heroinë, arrestohen dy persona në Ferizaj

E publikuar: 16/01/2024 09:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar të hënën dy persona të dyshuar, pasi gjatë kontrollit të tyre janë gjetur dhe konfiskuar 24.8 gramë substancë narkotike e llojit heroinë, 60€ dhe tre telefona mobil.

Organet e rendit raportojnë se me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.