Princ Leka njofton zyrtarisht divorcin: Martesa me Elian e humbi funksionin e saj

E publikuar: 15/01/2024 21:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Princ Leka Zogu ka konfirmuar vërtetësinë e zërave që kishin qarkulluar se ai dhe Elia Zaharia i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook, Princ Leka thotë se martesa mes tyre e kishte humbur funksionalitetin dhe sipas tij e rëndësishme është mirëqenia e vajzës së tyre, Princeshës Geraldinë.

Ai tha gjithashtu se nuk do të flasë më për këtë temë dhe kërkon që t’i respektohet e drejta për privatësi.

“Me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se që LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që t’i japin fund martesës së tyre.

Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Princ Lekës.