Rama kujton masakrën e Reçakut: Krim shtetëror i luftës mizore për spastrimin etnik të Kosovës

E publikuar: 15/01/2024 15:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kujtuar Masakrën e Reçakut, ndërsa ka shprehur në Facebook nderimin për viktimat.

Rama e ka quajtur “krim shtetëror të luftës mizore për spastrimin etnik të Kosovës”, masakrën e para 25 vjetësh.

“25 vite nga Masakra e Reçakut💔. Nderim për viktimat e krimit shtetëror të luftës mizore për spastrimin etnik të Kosovës, që tronditi mbarë botën dhe qëndron përjetësisht si gur themeltar i kujtesës së Kosovës shtet🕊“, shkroi kryeministri shqiptar.