Hoti për Masakrën e Reçakut: Sot është ditë e trishtë për popullin tonë

E publikuar: 15/01/2024 12:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehur se sot është ditë e trishtë për të gjithë popullin.

Në rrjetin e tij në Facebook ka thënë se sot përkujtojmë të rënët në një nga masakrat më të rënda të përjetuara për popullin.

“Masakra e Reçakut ka qenë një këmbanë për të gjithë botën demokratike dhe ka mobilizuar ata që të rreshtohen krah popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Lavdi për martirët e rënë!”, ka shkruar Hoti.

Postimi i tij: