Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Në këtë takim u diskutua për çështjen e vizava për Kosovën si dhe procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.
“Faleminderit për kontributin tuaj madhor dhe mbështetjen rreth arritjes së liberalizimit të vizave.Von Cramon, bashkë me urimin e saj, shtoi se qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë merituar këtë vendim dhe arritjen e liberalizimit të vizave.Në vijim, u diskutua dhe mbi angazhimin e përkushtimin e Kosovës drejt integrimit evropian, çështjet në lidhje me procesin e dialogut si dhe zhvillimet në vend, rajon e më gjerë.’’ – u tha në njoftim.
Po ashtu është bërë e ditur se Bislimi shprehu falënderimin dhe vlerësimin e tij për rolin dhe angazhimin e Cramon në Parlamentin Evropian dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

















