Avokati i Sandulloviq: Nëse nuk lirohet sot, do t’i çojmë gjërat në nivel tjetër

E publikuar: 15/01/2024 11:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Politikani serb Nikolla Sanduloviq, disa ditë më parë ishte rrahur nga ana e BIA-së( Shërbimi Informativ i Sigurisë).
Pasi këtij rasti disa ditë më vonë ai është arrestuar dhe është dënuar me paraburgim prej 30 ditësh.

Sot lidhur me këtë ka reaguar edhe avokati i tij.

Çedomir Stojkoviq, avokat i politikanit serb, Nikolla Sandulloviq, ka paralajmëruar se nëse klienti i tij nuk lirohet deri në pasditen e së hënës “do t’i çojnë gjërat në një nivel tjetër”.

Ai ka shkruar në rrjetin social X se Sanduloviq është në paraburgim vetëm pse ka vendosur lule në varrin e një vajze shqiptare.

“Sandulloviq është ende në paraburgim vetëm se ka vendosur lule mbi varrin e një vajze shqiptare. Vendimi vandalist i gjykatës në Serbi. Nëse nuk lirohet deri sot pasdite, ne do t’i çojmë gjërat në një nivel tjetër.” – ka thënë Stojkoviq.

Në mesin e personave të maskuar, që e kanë rrahur, Sandulloviq ka thënë se e ka njohur Milan Radoiçiqin, politikanin serb nga veriu i Kosovës që ka marrë përgjegjësinë për sulmin e shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

BIA dhe Prokuroria serbe kanë mohuar torturimin e Sandulloviqit.