Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka kujtuar atë që ndodhi në Masakrën e Reçakut, 25 vite më parë.
Përmes një postimi në “X”, Hovenier ka thënë se askush nuk duhet të harrojë atë që ka ndodhur në Reçak.
“Sipas fjalëve të Dr. Martin Luther King: “Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo”. Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi në Reçak, apo pse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë dolën në mbrojtje të popullit të Kosovës. E mbaj mend mirë atë ditë.” – ka shkruar Hovenier.
In the words of Dr. Martin Luther King: “Injustice anywhere is a threat to justice everywhere.”
Let no one forget or deny what happened in Recak/Racak, or why the United States and our allies came to the defense of the people of Kosovo. I remember that day well.… https://t.co/jeIIGzCEPn— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 15, 2024

















