Një person është therur me thikë në Podujevë ka njoftuar policia.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar.
Viktima është trajtuar në QKUMF në Podujevë, e më pastaj është dërguar në QKUK.
Policia në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë dhe një veturë, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, të njëjtit kanë therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Podujevë dhe më pas është dërguar për në QKUK Prishtinë. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë dhe një veturë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
















