Momenti kur aksidentohet autobusi me shpejtësi shumë të madhe

E publikuar: 15/01/2024 10:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një autobus i kompanisë turistike “Shpejtimi” është aksidentuar në orët e para të mëngjesit në magjistralen Gjakovë-Prizren.

Autobusi tek sa lëvizte me shpejtësi të madhe ka goditur gjashtë makina të parkuara në autosallonin “Xeni”.

Pronari i kompanisë ka ndarë në një postim në Facebook videon kur ka ndodhur aksidenti, tek sa ka informuar se dëmi i shkaktuar është në vlerë 200 mijë euro.